Debati për kreun e grupit parlamentar/ Berisha përplaset me Felajn: A keni cipë e turp? Po kryeni krim në Parlament!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Debati për kreun e grupit parlamentar/ Berisha përplaset me Felajn: A keni cipë e turp? Po kryeni krim në Parlament!

Debati për kreun e grupit parlamentar ka sjellë përplasjen mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj.

 

Sipas Berishës, është e papranueshme që Felaj të mos lexojë shkresën e firmosur nga deputetët, ndërsa shton se  në Parlamentin që sipas tij është partiak, po kryhet krim.

 

Advertisement

Deputetët e dalë nga krimi përpiqen të imponojnë për opozitë atë që duan ata dhe të zgjedhin dhe opozitën tuaj dhe të popullit opozitar. Nuk ka seancë më të shëmtuar se kjo. S’ka asgjë më të shpifur se kjo. De Facto përfaqëson shumicën e shqiptarëve sot, ju jeni të aftë për çdo shkelje ligjore dhe kushtetuese. Skena të tilla, inskenime të tilla s’kanë ndodhur kurrë në historinë e këtij parlamenti. Akte të tilla ku ju të përpiqeni të emëroni opozitën, tu merrni të drejtën deputetëve të opozitës se kush do ti përfaqësojë ata në parlament s’ka ndodhur asnjëherë. Ky është akt armiqësor ndaj jush. Si mund të ndodhë! Ti nuk lexon shkresën e grupit parlamentar të opozitës, a keni cipë a keni turp. Mbi ç’bazë funksionon një parlament socialist. Po riktheni standardet më të shëmtuara. Po kryeni krim në parlament, ky është një parlament një partiak.’- tha Berisha.

 

Felaj: Diskutuat për një çështje të një grupi parlamentar ku ju në fakt nuk bëni pjesë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy