Grupi i PS diskuton Ahmetajn dhe kreun e ri të grupit parlamentar, Rama mbledh Ballën, Gjiknurin, Agaçin dhe Ulsi Manjën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Grupi i PS diskuton Ahmetajn dhe kreun e ri të grupit parlamentar, Rama mbledh Ballën, Gjiknurin, Agaçin dhe Ulsi Manjën

Partia Socialiste ende nuk ka një qëndrim për deputetin Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari ende në detyrë Taulant Balla u komunikoi deputetëve kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

 

Jo zyrtarisht mësohet se socialistët kanë kërkuar të njihen me përmbajtjen e dosjes dhe më pas të kenë një qëndrim ndaj ish zëvendës kryeministrit nën akuzë nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë.

 

Advertisement

Me përfundimin e mbledhjes së grupit parlamentar të PS, në vilën 30 kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi, Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri dhe kryetarin ende në detyrë të grupit parlamentar, Taulant Balla.

 

Zyrtarisht nuk dihet qëllimi i takimit, por ai vjen pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj dhe një ditë para se Këshilli i Mandateve të mblidhet për të diskutuar për heqjen e imunitetit të deputetit.

 

Advertisement

Po aq takimi mes kreut të qeverisë dhe drejtuesve të lartë në Partisë Socialiste vjen pas ndryshimeve në kabinet. Pas shkarkimit të Bledi Çuçit, ministri i ardhshëm i brendshëm do të jetë Taulant Balla, që mban detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PS, pasuesi i të cilit ende nuk është vendosur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy