Mbledhja e grupit parlamentar të PS/ Balla: Propozime për ndryshime në ligj në lidhje me bashkëpunëtorët e ish-sigurimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbledhja e grupit parlamentar të PS/ Balla: Propozime për ndryshime në ligj në lidhje me bashkëpunëtorët e ish-sigurimit

Brenda 10 ditësh Partia Socialiste do të depozitojë në Kuvend propozimin për ndryshime në ligjin për Partitë Politike dhe si në Kodin Zgjedhor për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit që të jenë në politikë aktive.

 

Greu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, bëri me dije se në mbledhjen e grupit, ‘paketa e despiunizimit’ ishte ndër dikskutimet më të rëndësishme.

 

Advertisement

“Ka nevojë urgjente të politikës shqiptare dhe instituicioneve të tjera për tu pastruar nga ish- bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Kemi diskutuar për 2 projektligjet që janë në proces, i pari ligji për autoritetin për informimin mbi dosjet e sigurimit të shtetit, nuk do të ketë më asnjë pengesë për tu verifikuar edhe ata që janë verifikuar më parë. Dhe natyrshëm edhe çështja tjetër për parashikimin ën Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, ku të gjithë kandidatet të bëjnë kërkesë te Autoriteti dhe ata të kenë mundësi të verifikojnë.

Gjithashtu vijon puna brenda grupit parlamentar për pjesën tjetër të paketës që ka të bëjë edhe me ligjin për dekriminalizimit, ku të parashikohen edhe bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, si dhe ligji për partitë sepse nuk mund të jesh kryetari i një partie politike nëse rezulton të kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Natyrshëm që kemi edhe çështje të tjera që kemi adresuar ne mbledhjen e grupit parlamentar”, tha Balla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy