Mbledhja e grupit të PS/ Balla ripërsërit thirrjen për SPAK: Nisni hetimet për Berishën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbledhja e grupit të PS/ Balla ripërsërit thirrjen për SPAK: Nisni hetimet për Berishën

Taulant Balla ka folur për mediat pas mbledjes së grupit parlamentar të PS.

 

Balla, është ndalur sërish tek kreu i PD Sali Berisha,k i cili është shpallur non grata nga SHBA.

 

Advertisement

Sipas Ballës, SPAK duhet të nisë hetimet ndaj Berishës për aferën CEZ DIA.

 

Një kërkesë e kahershme që lidhet me shpalljen e shtetasit Sali Berisha si një person i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë nga SHBA, vendim mi bazuar në prova. SPAK i duhet t’i japë një përgjigje kësaj çështje, duke e shoqëruar edhe me kërkesën zyrtare që duhet të dërgojë në SHBA. Që ka arritur në këtë konkluzion. Është e papranueshjme që në një shtet aleat Berisha është shpallur non grata për korrupsion dhe në Shqipëri kjo nuk shoqërohet me hetime të thella.

 

Advertisement

S’kam dëgjuar gjë për aferën e ÇEZ dhe Gërdecin, ne respektojmë pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe SPAK. Unë po shpreh këndvështrimin tim që ka ekzistuar para SPAK-ut. Unë kam kallëzuar nga SPAK edhe për OSSHE-ÇEZ dhe për kompleksin Partizani. Deklaratat e politikanëve nuk kanë të bëjnë me shkelje të pavarësisë. Është e vërtetë që pas shumë insistimi kam dhënë deklarimet e mia dhe nga ai moment kam kuptuar që të paktën për kompleksin Partizani ka marrë deklarimin tim”, tha Balla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy