Pllakë për merita dhe kontribut të veçantë për Klinikën “Zhan Mitrev” nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pllakë për merita dhe kontribut të veçantë për Klinikën “Zhan Mitrev” nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ekipi mjekësor i Klinikës Zhan Mitrev mori një pllakë për merita dhe kontribut të veçantë në ushtrimin e ndihmës së parë në situatë emergjente – tërmet, i cili u mbajt në Shkup, në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me ushtrime simuluese për ndihmën e parë në disa zona të qytetit të Shkupit, për disa orë u ofrua ndihmë mjekësore e koordinuar sipas skenarit të paraparë në ushtrimin e titulluar “Reagimi humanitar 2023”.

Pjesëmarrësit në këtë stërvitje treguan gatishmërinë dhe motivimin të lartë për të ofruar përgjigje adekuate, ndihmë dhe përkrahje të nevojshme për qytetarët në situata të fatkeqësive natyrore.

Advertisement

Ekipi i Klinikës Zhan Mitrev si institucion shëndetësor me përgjegjësi shoqërore do të vazhdojë të ofrojë shërbim të lartë mjekësor dhe kujdes për shëndetin e qytetarëve sipas standardeve më të larta mjekësore dhe siguri më të lartë.

Advertisement

The post Pllakë për merita dhe kontribut të veçantë për Klinikën “Zhan Mitrev” nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy