I riu nga Shtipi po rekuperohet me sukses në klinikën Zhan Mitrev

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas pranimit në klinikën Zhan Mitrev, gjendja e të riut nga Shtipi, Vili është përmirësuar. Ekipi i mjekve specialist nga klinika Zhan Mitrev, dhe motrat për fizioterap kanë arritur një përmirësim të dukshëm të pacientit. Shërimi i Vilit vazhdon edhe më tej.

Trajtimi i plotë, shërimi dhe qëndrimi i 14 vjeçarit nga Shtipi, është marrë përsipër nga klinika Zhan Mitrev, pas apeleve për ndihmë pasi familja nuk ka mundur që të paguajë shërimin e fëmijut të tyre.

Vili para 10 ditëve ishte sjellë në gjendje të rëndë, në gjendje kome me infeksione dhe dekubitus, pasi për një muaj është shëruar në një institucion tjetër shëndëtësor, ku janë munduar që ta shërojnë nga lëndimet e rënda, të marra pas një aksidenti të tmerrshëm komunikacioni.

Advertisement

I riu nga Shtipi po rekuperohet me sukses në klinikën Zhan Mitrev shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy