
Deputetët e opozitës kanë bllokuar zhvillimet e Komsionit të Sigurisë. Në mbledhjen e kësaj të mërkurë parashikohet të diskutohet marrëveshja e Shqipërisë me Italinë, për refugjatët.
Deputetët demokratë nuk kanë lejuar punimet normale të këtij komisioni, duke deklaruar se duhet të diskutohen të tjera çështje me rëndësi për qytetarët.
Në këto kushte, mazhoranca ka njoftuar se mbledhja është shtyrë për ditën e enjte dhe do të zhvillohet virtualisht.
“Marrëveshja e parë që duhej të diskutohej ishte marrëveshja për të respektuar Kushtetutën, marrëveshja e dytë për të siguruar votën e lirë dhe jo duke e konsideruar mall tregu, marrëveshja e tretë për të luftuar korrupsionin që Shqipërinë e faruan duke e vjedhur kjo qeveri dhe marrëveshja e katërt është për të luftuar krimin se Shqipërinë e shpopulluat”, tha ai deputeti Flamur Noka duke nënvizuar se këto janë prioritetet e shqiptarëve. “Jeni shndërruar në barbarë, prej 10 vitesh nuk jeni në asgjë tjetër veçse barbarë, sepse vetëm po e vidhni, po e shkatërroni, po e kriminalizoni, po e shpopulloni këtë vend dhe tani po e ktheni në një Ruandë”, shtoi ai.