minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Shkatërruese familjesh”, Ariana Grande sulmohet nga fansat pas publikimit të këngës së re - Struga.info


“Shkatërruese familjesh”, Ariana Grande sulmohet nga fansat pas publikimit të këngës së re

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shkatërruese familjesh”, Ariana Grande sulmohet nga fansat pas publikimit të këngës së re

Ariana Grande është duke u etiketuar si një “shkatërruese familjesh” pas publikimit të këngës së saj të re, “Yes, And?” (në shqip “Po, edhe?”

Në këngë, ajo i përgjigjet reagimit të ashpër që mori pasi filloi të takohej me Ethan Slater, duke u thënë kështu fansave që të shikonin punët e tyre.

“Puna juaj është puna juaj dhe e imja është e imja. Pse po ju intereson se “kujt i hipi”?” thuhet në tekstin e këngës që ka mjaft fjalë banale.

Fansat iu përgjigjën këngës së saj, duke hyrë menjëherë në rrjetet sociale dhe duke e akuzuar se ajo u lidh me Slater përpara se ai  të ndahej me Lilly Jay. Ata e quajtën këngëtaren një grua të keqe dhe të shëmtuar që shkatërroi familjen e dikujt dhe jetën e fëmijës së tyre.

Advertisement

Në korrik 2023,  u konfirmua se Grande – e cila u takua me Slater në xhirimet e filmit “Wicked” në Londër në fillim të vitit të kaluar – dhe bashkëshorti i saj prej dy vitesh, agjenti i pasurive të paluajtshme Dalton Gomez, po i jepnin fund martesës së tyre.

Situata e tyre ishte në kontrast të plotë me atë që ndodhi kur Slater bëri kërkesë për divorc nga Jay po atë muaj.

Edhe pse një person i afërt me situatën i tha Page Six se dyshja ishin ndarë dy muaj përpara se ai të fillonte romancën me fituesen e Grammy, gruaja e Slater sulmoi artisten një ditë pasi aktori dorëzoi dosjen.

“Ajo nuk është suportuese ndaj vajzave”, tha Jay për Page Six në atë kohë. “Familja ime u shkatërrua.”/vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy