minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Pas progresit në Klinikën “Zhan Mitrev”, Leonidi vazhdon trajtimin në Austri - Struga.info


Pas progresit në Klinikën “Zhan Mitrev”, Leonidi vazhdon trajtimin në Austri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas progresit në Klinikën “Zhan Mitrev”, Leonidi vazhdon trajtimin në Austri

Trajtimi i Leonid Indov në Klinikën Zhan Mitrev vazhdon në Austri. Ai sot është transferuar me helikopter në Klinikën e Vjenës për operacion.

Tetëmbëdhjetë vjeçari Leonid Indov ka pësuar një aksident të rëndë verën e kaluar që i ka shkaktuar një lëndim të rëndë të shtyllës kurrizore. Në tetor ai u transferua në Spitalin Klinik Zhan Mitrev me tetraplegji, ku mori kujdesin më të mirë dhe pas 4 muajsh trajtimi i janë përmirësuar disa funksione, si të folurit dhe gëlltitja në mënyrë të pavarur, të cilat nuk kërkojnë më asistencën e aparaturave mjekësore.

Leonidi është student në Shkollën e Mesme Matematiko-Informatike dhe është pjesë e ekipit që krijoi një aplikacion për analizimin dhe studimin e lëvizjes së Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, me të cilin fituan vendin e parë në konkursin ndërkombëtar NASA Space Apps Challenge.

Advertisement

Sot ai është percjellur nga miqtë e tij dhe ekipi i Klinikës Zhan Mitrev. I urojmë suksese në përballimin e të gjitha sfidave të ardhshme shëndetësore.

 

Advertisement

The post Pas progresit në Klinikën “Zhan Mitrev”, Leonidi vazhdon trajtimin në Austri appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy