minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Talat Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend propozimin për shkarkimin e ministrave Fatmir Mexhitin dhe Azir Aliun - Struga.info


Talat Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend propozimin për shkarkimin e ministrave Fatmir Mexhitin dhe Azir Aliun

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar shkresë kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitrevski që në seancën e radhës të shkarkojë ministrat Fatmir Mexhitin dhe Azir Aliun, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi shkresë deri te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në të cilën, në pajtim me nenin 94, paragrafi 2 i Kushtetutës së Republika të Maqedonisë së Veriut, i propozon Kuvendit në seancën e parë vijuese t’i shkarkojë: Fatmir Mexhitin nga pozita e ministrit të Shëndetësisë dhe Azir Aliun nga pozita e ministrit për Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Edhe kryeministri Xhaferi i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit, Mitreski, në përputhje me nenin e lartpërmendur të Kushtetutës, që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut të zgjedhë: Ilir Demirin, për ministër që do ta drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Naim Bajrami, si ministër i cili do të drejtojë Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post Talat Xhaferi ka dorëzuar në Kuvend propozimin për shkarkimin e ministrave Fatmir Mexhitin dhe Azir Aliun appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy