minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Po vraponte drejt tyre për të kërkuar ndihmë pasi ishte rrëmbyer nga babai, policia vret 15-vjeçaren - Struga.info


Po vraponte drejt tyre për të kërkuar ndihmë pasi ishte rrëmbyer nga babai, policia vret 15-vjeçaren

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Po vraponte drejt tyre për të kërkuar ndihmë pasi ishte rrëmbyer nga babai, policia vret 15-vjeçaren

Vdekja e një vajze 15-vjeçare, e cila u qëllua nga oficerët e policisë teksa vraponte drejt tyre për të kërkuar ndihmë, ka shkaktuar zemërim në Kaliforni.

Videoja që po bën xhiron e rrjetit prej ditës së djeshme zbulon atë që ndodhi në autostradën 15 në Hesperia më 27 shtator 2022.

Ajo u bë publike për herë të parë dy vjet pas tragjedisë, me kërkesë të gazetarit Joey Scott.

Sipas  New York Post,  adoleshentja u raportua e zhdukur pasi nëna e saj, Tracy Martinez, u vra nga babai i saj, Anthony John Graziano, më 26 shtator 2022. Një ditë më vonë, policia gjeti automjetin e Anthony, i cili besohet se pas krimit kishte rrëmbyer vajzën e tij.

Policia e ndoqi për rreth 110 km dhe në sediljen e pasagjerit të mjetit ndodhej vajza.
Kur Graziano më në fund e kuptoi se nuk mund të ikte, hapi zjarr ndaj oficerëve me një armë gjysmë automatike dhe ndaloi automjetin. Më pas, vajza ka dalë nga dera e pasagjerit, ndërsa njëri prej policëve i ka bërtitur që të vrapojë drejt tij.

Pak sekonda më vonë dhe teksa adoleshentja po vrapon drejt një veture policie për të shpëtuar veten, oficerë të tjerë e qëllojnë dhe ajo bie përtokë e gjakosur, ndërsa kolegu i tyre u bërtet atyre që të ndalojnë të shtënat sepse i dyshuari ndodhet në makinë. Vajza u dërgua në spital ku u konstatua vdekja, ndërsa babai i saj vdiq në vend nga zjarri i policisë.

Advertisement

Sipas raportit të NYP, oficerët nuk mbanin kamera në uniformat e tyre gjatë operacionit. Sipas gazetarit Joey Scott, autoritetet lokale deri më tani kanë refuzuar të publikojnë videon, duke thënë se ajo mund të shkaktojë “komplikime që do të pengonin hetimin”./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy