Aksidentohet autobusi në autostradën Durrës-Tiranë, pasagjeri përfundon në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksidentohet autobusi në autostradën Durrës-Tiranë, pasagjeri përfundon në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.

Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement

/vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy