Tre të plagosur nga përplasja e makinave në Tiranë-Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tre të plagosur nga përplasja e makinave në Tiranë-Durrës

Tre persona kane mbetur te plagosur ne nje aksident rrugor ne autostraden Tirane-Durres.

Shkak i aksidentit ka qene pakujdesia e njerit prej drejtuesve te mjeteve, gje e cila ka sjell edhe perplasjen me nje makine tjeter.

Komunikata e policise:

Më datë 21.03.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin H. N., 28 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin E. L., 26 vjeç.

Advertisement

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi H. N., dhe pasagjerët e dy mjeteve, shtetasit M. F., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy