minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Projekti “Bashki të forta”, bashkëpunimi me Zvicrën dhe Suedinë, Mazniku: Do përforcojmë financimin e grantit - Struga.info


Projekti “Bashki të forta”, bashkëpunimi me Zvicrën dhe Suedinë, Mazniku: Do përforcojmë financimin e grantit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Projekti “Bashki të forta”, bashkëpunimi me Zvicrën dhe Suedinë, Mazniku: Do përforcojmë financimin e grantit

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, bashke me ambasadoren e Zvicrës Ruth Huber dhe ambasadorin e Suedise Niklas Strom, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit “Bashki të Forta 2”. Kjo marrëveshje ka ndimuar bashkitë e Shqiëprisë për rritjen e transparencës me qytetarët dhe krjimin e një stafi më të specializuar.

Në fjalën e tij ministri Mazniku u shpreh se me ndihmën e këtij projekti, do të krijohet një model se si të shpërndahet granti i qeverisë mbi bazën e performancës së bashkive.

“Ne duam që të kemi tregues performance për mekanizmin e financimit të grantit. Po punoj për këtë mundësi. Me ekspertizën nga ky projekt por edhe me punën e ngushtë me bashkitë do anacojmë me këtë ide”, tha Mazniku.

Ambasadorja e Zvicrës dhe ai i Suedisë vlerësuan marrëveshjen dhe u shprehën se kjo marrëveshje do të forcojë bashkitë në shumë aspekte

Advertisement

“Nënshkrimi I kësaj marrëveshje do të thotë më shumë ekspertizë, më shumë kapacitete teknike dhe më shumë fonde në dispozicion për bashki më të forta”, tha Ruth Huber, ambasadore e Konfederatës Zvicerane në Shqipëri.

“Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për përfitimin e të gjitha bashkive në këtë vend dhe në vecanti të përmirësojmë shërbimet për qytetarët”, shtoi Niklas Strom, ambasador i Suedisë në Shqipëri.

Projekti “Bashki të Forta” nisi në vitin 2019 dhe që atëherë ka rritur kapacitetet e bashkive në transparencë dhe llogaridhënie./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy