Mazniku: Kjo është bashkia më e suksesshme në vend, ka lënë pas edhe ato më të mëdhatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mazniku: Kjo është bashkia më e suksesshme në vend, ka lënë pas edhe ato më të mëdhatë

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbian Mazniku ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, ku foli për zhvillimin e bashkive në vend dhe ecurinë e tyre.

Teksa komentoi punën e pushtetit vendor, Mazniku tha se një nga bashkitë më të suksesshme në vend është ajo e Përmetit, e cila aktualisht ka 13 projekte të hapura me BE, ndërsa pas saj vjen Mati.

Mazniku deklaroi se me punë dhe vullnet, çdo bashki mund të jetë e suksesshme, pavarësisht madhësisë dhe të punësuarve që ka.

“Gjëja që më pëlqen pa masë është se gjen histori suksesi pavarësisht madhësisë. Bashkia më e suksesshme për projekte është ajo e Përmetit. Deri më tani ka 13 projekte të ndryshme që sëbashku bëjnë buxhetin e një viti të bashkisë me fondet e BE.

Advertisement

Bashkia tjetër me 9 projekte të hapura është ajo e Matit. Janë të suksesshme edhe Gjirokastra, Berati dhe Tirana. Edhe bashkitë e vogla kanë pasur suksese për të thithur fondet e BE. Këto janë edhe më të suksesshme nga Tirana, e cila ka 9 projekte të hapura.

Ka pasur edhe bashki të tjera që kanë fituar projekte, por nuk e kanë zbatuar dot.

Është e mundshme që ku kur ka pasionin e duhur për t’ia dalë. Për sa kohë ja ka dalë Përmeti dhe Mati, mund t’ia dalë edhe Tepelena dhe Këlcyra”, tha Mazniku./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy