“Kompensim i plotë banorëve”/ Mazniku: Strehim edhe për ata që s’kanë legalizim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kompensim i plotë banorëve”/ Mazniku: Strehim edhe për ata që s’kanë legalizim

Projekti i Bashkisë së Tiranës për lagjen e re në zonën e “5 Majit” është shoqëruar me shumë paqartësi nga qytetarët në lidhje me përfitimin dhe strehimin e tyre deri në përfundim të lagjes së quajtur “Tirana Riverside”.

 

Nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku tregon për Vizion Plus se çdo familje e prekur nga ky projekt do të përfitojë metër për metër sipërfaqen që ka. Ai shton se qytetarët do të marrin edhe bonus qiraje, por vetëm nëse godina që shembet është prona e tyre e parë.

 

Advertisement

“Do të përfitojnë mëtër për metër sipërfaqen që kanë sot, si dhe një sipërfaqe ekstra për truallin që gjithashtu kanë pasur në posedim.”

 

Mazniku sqaron më tej se të gjithë qytetarët e njësisë administrative 4 dhe 8 do të kenë mundësinë të kenë një pronë. Kjo vlen edhe për ata që nuk kanë qenë në proces legalizimi.

 

Advertisement

Koha se kur familjet do të hyjnë në apartamentet e reja nuk dihet saktësisht, megjithatë ky është afati që Mazniku jep:

 

“Unë besoj që maksimumi i mundshëm do të jetë një vit e gjysmë nga momenti që i gjithë terreni është i hapur.”

 

Advertisement

Deri tani janë shembur në mënyrë vullnetare 50 banesa dhe sipas bashkisë, aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të vazhdojë derisa të prishen  të gjitha objektet.

 

Lagjja e re e quajtur “Tirana Riverside” do të ketë një infrastrukturë moderne dhe me qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social. Ajo është projektuar nga arkitekti i njohur Italian, Stefano Boeri.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy