Si do t’i joshin të rinjtë për të punuar në bashki të vogla? Mazniku: Do të rrisim pagat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si do t’i joshin të rinjtë për të punuar në bashki të vogla? Mazniku: Do të rrisim pagat

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbër Mazniku i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për vështirësitë me të cilat përballen bashkitë sot.

Ai theksoi se një nga problemet më të mëdha që kanë bashkitë në vend, është mungesa e një stafi të specializuar.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se si do t’i joshin të rinjtë për të lënë Tiranën dhe për të punuar në rrethe, Mazniku tha se këtë do e bëjnë duke rritur pagat.

Pjesë nga biseda:

Advertisement

Pranvera Borakaj: Keni mbyllur një tur në të gjitha bashkitë  e vendit, cila është sfida më e madhe që keni hasur?

Mazniku: Së pari dua të shpjegoj qytetarëve që me faktin që qeveria vendosi të krijojë një institucion të ri si një strukturë koordinuese si urë lidhëse mes qeverisë dhe pushtetit vendor, për të rritur bashkëveprimin e institucioneve. 70% e ligjeve të BE që ne do të duhet të adaptojmë në procesin e negociimit dhe kur të jemi vend anëtarë zbatohet të Bashkitë. Transformimi që duhet të shkojë vendi në këto 6 vitet që vijnë një ndër elementët thelbësorë duhet të ndodhë në nivelin vendor, që Bashkitë të jenë të afta që të marrin projekte të BE. Që do të thotë modernizimi që ne do të duhet t’i bëjmë Shqiëprisë në procesin e integrimit, duhet të ketë po aq nivel zhvillues në nivel vendor. Sfida e dytë është niveli ekonomik., Në momentij ku ndodhet vendi si zhvillimi i turizmit, teknologjisë, bujqësisë, ky padyshim nuk mund të shkojë në fazën tjetër pa qenë të ndërlidhura nga bashkitë. Ne kemi ndryshim demografik të vendit që është duke ndodhur. Kemi një lëvizje të brendshme të popullsisë e cila është duke ndodhur. Kemi nevojë që pushteti vendor të axhustohet me këto sfida.

Mazniku: Sfida  e dytë ka të bëjë më burimet njerëzore, ato kanë vështirësi të mëdha në pjasen e stafeve të tyre të personave të specializuar në fusha specifike.

Borakaj: Si do zgjidhet kjo problamatikë, burimet njerëzore? Si do i joshni të rinjtë?

Advertisement

Mazniku: Ëshgtë një pyetje shumë me vend, por duhet t’i gjejmë një zgjidhje të përbashkët me këto sfida. Jemi duke bërë një analizë që brenda 6 mujorit të bëjmë një analizë se si paguhen stafet e bashkive.

Borakaj: Do ketë rritje pagash?

Mazniku: Po do ketë rritje pagash, për këto nivele që po diskutojmë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy