minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Nuk mbahet takimi i liderëve shqiptar, Ahmeti: Më vjen keq që nuk morën pjesë në ndarjen e përgjegjësive - Struga.info


Nuk mbahet takimi i liderëve shqiptar, Ahmeti: Më vjen keq që nuk morën pjesë në ndarjen e përgjegjësive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i BDI-së,Ali Ahmeti, priti në takim liderët e partive politike shqiptare. Ato edhe pse pranuan ftesën e Ahmetit sot nuk u paraqitën në takim, njofton TV21.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në vendin e kryetarëve të partive uli gazetarët.

Ahmeti tha se i vjen shumë keq që nuk kanë marrë pjesë në ndarjen e përgjegjësive duke shtuar se BDI ka kapacitet për të zgjedhur problemet e qytetarëve.

“Më vjen keq që nuk morën pjesë në ndarjen e përgjegjësive. Ky takim do t’i shpaloste qëllimet dhe vështirësitë. BDI ka kapacitet për të zgjedhur problemet dhe çdo zgjidhje do të jetë në dobi të qytetarëve. Ne nuk punojmë me eufori por me urtësi”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Advertisement

The post Nuk mbahet takimi i liderëve shqiptar, Ahmeti: Më vjen keq që nuk morën pjesë në ndarjen e përgjegjësive appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy