
E ardhmja e Alvaro Moratas vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Atletico Madrid apo do të largohet gjatë afatit kalimtar veror.
31-vjeçari ka një klauzolë largimi të ulët prej 15 milionë euro dhe shumë klube të mëdha janë vënë pas tij.
Advertisement
Vet Morata ka folur nga Gjermania, duke thënë se nuk e di ende nëse do të mbetet në kryeqytetin spanjoll apo do të largohet pas Evropianit.
“Nuk e di nëse do të qëndroj te Atletico.
Ka shumë ndeshje që nuk i kam luajtur plotësisht. Jam mjaft i rritur sa nuk mund të jem një opsion i dytë. Dua të luaj dhe mbi të gjitha, ndihem i rëndësishëm vitin e kaluar, por nuk e nisa si titullar, por dua të ndihem i rëndësishëm”.
Advertisement