Abuzoi seksualisht për pesë vite vajzën e tij 9-vjeçare, del sot para togave të zeza 40-vjeçari grek

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Abuzoi seksualisht për pesë vite vajzën e tij 9-vjeçare, del sot para togave të zeza 40-vjeçari grek

40-vjeçari grek i akuzuar për përdhunimin e vazhdueshëm të vajzës së tij tashmë 9-vjeçare gjatë 5 viteve të fundit do të dalë sot para togave të zeza, në gjykatën e Spartës. Ndaj 40-vjeçarit është ngritur një dosje që përmban akuza për përdhunim, abuzim me të mitur, marrëdhënie seksuale mes të afërmve dhe pornografi të të miturve.

“Mos harroni se ai ka thënë se do të rrëfejë për disa gjëra që ka bërë, por nuk ka bërë atë që akuzohet. Më tha se do ta nxjerr nga vetja, do t’i tregoj në hetuesi gjithçka di, gjithçka ka ndodhur, tha avokati i 40-vjeçarit, Giorgos Lymberis.

Abuzimi u zbulua kur viktima i tregoi nënës se çfarë po kalonte nga abuzimet e babait të saj. Pas kësaj, nëna ka kontaktuar menjëherë autoritetet dhe ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj kishte dhunuar seksualisht vajzën e tyre të mitur gjatë 5 viteve të fundit.

Sipas informacioneve, ngjarja nisi të zbërthehej kur vëllai i vogël vuri re një prezervativ në shtëpinë e të atit dhe e pyeti se çfarë ishte. Ai u përgjigj se ishte e të dashurës së tij. Megjithatë, duke u kthyer në shtëpi, djali i vogël ka rrëfyer atë që i ka ndodhur nënës së tij me motrën e tij në të njëjtën dhomë. Kur vajza dëgjoi historinë shpërtheu në lot dhe kur nëna e saj e pyeti se çfarë po ndodhte ajo filloi t’i tregonte për tmerrin që po jetonte nga babai i saj.

Advertisement

Ajo madje i ka rrëfyer nënës së saj se gjatë gjithë kësaj kohe i ati e kërcënoi se nëse ajo zbulonte veprimet e tij, ai do të shkonte në burg./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy