minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Ekskluzive/ Ziadin Sela nuk do të garoj për Strugën! Garë e fortë mes Lulzim Nasufit dhe Arsim Dalipit, kush do të triumfoj në fund!? - Struga.info


Ekskluzive/ Ziadin Sela nuk do të garoj për Strugën! Garë e fortë mes Lulzim Nasufit dhe Arsim Dalipit, kush do të triumfoj në fund!?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ziadin Sela nuk do të kandidojë për kryetar të Komunës së Strugës.

Struga Ekspres, nga burime të mirëinformuara, mëson se kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, nuk do të kandidojë për kryetar të Komunës së Strugës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Tërheqja e Selës i hap rrugën dy kandidatëve të tjerë potencialë, arkitektit dhe njëkohësisht kryetarit të degës së ASH-së në Strugë, Lulzim Nasufi, si dhe mjekut urolog Arsim Dalipi.

Sipas disa burimeve, kandidatura zyrtare e ASH-së pritet të shpallet brenda disa ditëve të ardhshme.

Advertisement

Gjithashtu, mësohet se mes Lulzim Nasufit dhe Arsim Dalipit po zhvillohet një garë e fortë se kush do të fitojë mbështetjen përfundimtare për të kandiduar për kryetar të Strugës, një kandidaturë që pritet të mbështetet edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Kandidati përfundimtar do të garojë nën siglën e Frontit Evropian.

(Struga Ekspres)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy