
Avokati i ish-drejtorit Nino Vasev, Bobi Spirkovski, kërkoi sot që prokurorja aktuale Ana Jakimovska-Gogovska të shkarkohet dhe, për shkak të madhësisë së rastit, ajo t’i jepet prokurorit publik shtetëror Ljupço Kocevski, i cili do të duhet ta delegojë atë në një prokurori tjetër.
Në kërkesën për delegim thuhet se është punësuar një ekspert teknik që punonte në Departamentin e Onkologjisë në Shkup, i cili më parë është shkarkuar nga Vasev.
Gjyqi është shtyrë për më 8 tetor, në të cilin palët e dëmtuara janë planifikuar të dëshmojnë kundër Vasevit./Telegrafi/
Advertisement