Sot u protestua për rastin në Onkologji, kërkohet përgjegjësi ndaj Filipçes dhe Vasevit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nën moton “Drejtësia për viktimat”, me foto të djegura dhe të lyera me bojë të kuqe, nisi protesta e tretë pas skandalit të Onkologjisë. Qytetarët u mblodhën para Qeverisë, ku brohorasin “vrasës”.

“Nuk do të ketë drejtësi sociale derisa të ketë përgjegjësi për shuarjen e jetëve të njerëzve si pasojë e korrupsionit. Duhet të ketë drejtësi për viktimat!”, thuhet në mesazhin e protestuesve.

Organizatorët theksojnë se ndryshimet e miratuara në Kodin Penal nuk do të lirojnë të përfshirët nga krimet e tyre.

“Kërkesat dhe ultimatumi ynë nga kjo protestë janë hetimi për përfshirjen e ish-ministrit Venko Filipçe dhe drejtorit Nino Vasev, zgjerimi i hetimeve për punën e Onkologjisë së Fëmijëve, auditimi i plotë i punës së Klinikës së Onkologjisë, vendimet e formës së prerë gjyqësore për të gjithë të përfshirë në krimin e Onkologjisë, zbulimi i informacioneve nga hetimi për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë, përgjegjësi e Prokurorisë Publike, e cila vendosi se nuk ka krim në rastin tragjik të Janas së vogël nga Manastiri”, deklarojnë organizatorët.

Advertisement

Kjo vjen pasi gjysmë muaj më parë policia dhe prokuroria hynë në Klinikën e Onkologjisë. Ata morën kompjuterët, dokumentet dhe kartelat mjekësore të pacientëve pasi u zbulua se ilaçet në vend të pacientëve përfundonin në tregun e zi./Telegrafi/

The post Sot u protestua për rastin në Onkologji, kërkohet përgjegjësi ndaj Filipçes dhe Vasevit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy