“Blindohet” burgu ku ndodhet Sarkozy, ministri francez: Është në rrezik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Blindohet” burgu ku ndodhet Sarkozy, ministri francez: Është në rrezik

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të ruhet nga dy oficerë policie, të cilët janë vendosur në qeli për të garantuar sigurinë e tij.

Ky vendim është konfirmuar nga ministri i Brendshëm francez Laurent Nuñez, i cili ka deklaruar se Sarkozy ka të drejtë mbrojtje për shkak të statusi të tij.

Ekziston një rrezik i mundshëm ndaj Sarkozy, tha ministri i Brendshëm, ndërsa shtoi masa e mbrojtjes do të vazhdojë.

“Ish-presidenti i Republikës ka të drejtë për mbrojtje për shkak të statusit të tij. Ekziston një rrezik i mundshëm ndaj tij dhe kjo masë mbrojtjeje do të vazhdojë edhe gjatë paraburgimit”, tha Nuñez në një intervistë për radion “Europe 1”.

Advertisement

Sipas mediave franceze, oficerët do të jenë pjesë e një ekipi që do të kryejë turne të alternuar në ambientet e burgut.

Avokatët e Sarkozy kanë paraqitur një kërkesë për lirimin e parakohshëm të tij, në pritje të shqyrtimit të apelit, dhe presin që kjo kërkesë të merret në shqyrtim brenda një muaji. Ata shpresojnë që klienti i tyre të lirohet para festës së Krishtlindjeve./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy