Ministri i Jashtëm francez: Nëse Ukraina bie, Bashkimi Evropian do të jetë në rrezik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri i Jashtëm francez: Nëse Ukraina bie, Bashkimi Evropian do të jetë në rrezik

“Nëse Ukraina bie, Bashkimi Evropian do të jetë në rrezik”, tha gjatë një interviste sot ministri i Jashtëm francez Stephane Cezournet, duke renditur pasojat për Francën dhe Evropën në rast se Rusia fiton ndaj Ukrainës.

“Shmangia e këtij skenari do të thotë që  të mbajmë iniciativën për të mbështetur Ukrainën së bashku me aleatët tanë, të bëjmë marrëveshje dypalëshe – siç kemi bërë ne – dhe të ndihmojmë ukrainasit sa më mirë që mundemi”, shtoi ai.

I pyetur në lidhje me deklaratat e fundit të Presidentit Macron për dërgimin e mundshëm të trupave perëndimore në Ukrainë dhe reagimet që ato shkaktuan, ministri francez u përpoq të sqaronte qëndrimin francez duke thënë se presidenti francez donte t’i linte të hapur të gjithë skenarët dhe nënvizoi se Rusia nuk duhet të lejohet të veprojë si të dojë.

“Ne jemi duke përjetuar një pikë kthese që duhet të na bëjë të rregullojmë staturën tonë përballë Rusisë. Vende si Rusia shohin vetëm ekuilibrin e fuqisë dhe ne duhet të luajmë këtë kartë, të balancës së fuqisë, për të mbrojtur francezët, për të mbrojtur evropianët”, tha ministri Francez./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy