Historia e rrallë/ Fotoja e vetme mes Kennedy dhe Monroe, 3 muaj para se ajo të vdiste

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ky imazh bardh e zi, i marrë nga ish-fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Cecil Stoughton, është fotografia e vetme publike mes John F. Kennedy dhe Marilyn Monroe së bashku. Ajo është ende e veshur me fustanin famëkeq, të ngushtë dhe të tejdukshëm me diamante të rremë që kishte veshur edhe kur këndoi më herët në Madison Square Garden në ditëlindjen e Presidentit.

Kennedy mban kokën të anuar pak dhe po shikon poshtë teksa dëgjon Marilyn. Vëllai i tij, Robert Kennedy, është duke qëndruar pranë çiftit duke parë. Fotoja është bërë në një shtëpi private në Manhattan dhe ekzistenca e këtij imazhi u mbajt sekret për dekada. Anthony Sherman, një nga agjentët e Shërbimit Sekret që ishte në detyrë atë natë e kujton shumë mirë.

“Oh mik! Nuk do ta harroj kurrë atë natë. Më caktuan në postbllokun pranë shtëpisë private ku po bëhej festa. Mbaj mend që një makinë u afrua dhe kur dera u hap doli kjo grua jashtëzakonisht e bukur, Marylin Monroe e shoqëruar nga një burrë i moshuar. Ajo kishte veshur këtë fustan – ose çfarëdo qoftë ai – ishte më shumë si një gjë e tejdukshme – që ajo, me sa duket, e kishte veshur në skenë. Çfarë nokauti.

Të gjithë u ndaluan dhe mbajtën frymën. Ajo erdhi drejt meje. Unë kisha një listë të njerëzve që ishin ftuar dhe më tha: “Përshëndetje, zotëri, unë jam Marilyn Monroe. Unë qëndrova duke bërë si i menduar: “Ju jeni Marilyn Monroe, OK”. Ne buzëqeshëm dhe ndërsa e lashë të kalonte, mendova, ëoë. Unë punoja për presidentin e Shteteve të Bashkuara, kështu që çdo moment ishte histori. Por kjo? Kjo, për mua, ishte histori” – tha ai.

Advertisement

Ndërsa Mathilde Krim kujton: “Marilyn erdhi e veshur me një copë të hedhur në trup. Si e mbuluar me temina, të cilat dukeshin sikur ishin ngjitur në lëkurën e saj, sepse rrjeta ishte një ngjyrë mishi”.

Festimi i ditëlindjes së Presidentit Kennedy u mbajt në Madison Square Garden më 19 maj 1962 dhe morën pjesë më shumë se 15 mijë njerëz, duke përfshirë shumë të famshëm. Veprimtaria ishte një gala për mbledhjen e fondeve për Partinë Demokratike.

Fustani i Monroe ishte bërë nga një pëlhurë e tejdukshme dhe ngjyrë mishi, me 2500 diamante të rremë vezullues të qepura në të. Fustani ishte aq i ngushtë sa Monroe e kishte të vështirë ta vishte; ajo nuk kishte veshur asgjë poshtë tij.

Festa e ditëlindjes për mbledhjen e fondeve ishte nata e fundit e njohur kur Kennedy dhe Monroe mund të kenë kryqëzuar rrugët. Aty ajo këndoi versionin e konsideruar skandaloz të “Happy Birthday Mr. President”.

Advertisement

Kur JFK doli në skenë për ta falënderuar, ai tha: “Tani mund të tërhiqem nga politika pasi më kënduan “Gëzuar Ditëlindjen” në një mënyrë kaq të ëmbël”.

Publiku kishte shumë dyshime se aktorja e Hollivudit dhe Presidenti ishin dashnorë të fshehtë, por pas kësaj performance seksi i bëri ata objekt spekulimesh sidomos pasi Monroe të vdiste vetëm disa muaj më vonë. Ajo gjithashtu u përfol se kishte një lidhje edhe me vëllain e JFK, Robertin.

Sipas biografit Donald Spoto, Monroe dhe JFK u takuan 4 herë midis tetorit 1961 dhe gushtit 1962.

“Takimi i tyre seksual” i vetëm besohet të ketë ndodhur 2 muaj para koncertit në një dhomë gjumi në shtëpinë e Bing Crosby më 24 mars 1962, ka thënë masazheri i saj Ralph Roberts.

Advertisement

Më pak se 3 muaj pas kësaj fotografie, më 5 gusht 1962, Marilyn do të gjendej e vdekur nga një mbidozë barnash në shtëpinë e saj në Los Anxhelos. Ajo ishte 36 vjeç. Një vit më vonë, më 22 nëntor 1963, presidenti Kennedy u vra në Dallas, Teksas. Ai ishte 46 vjeç. ©LAPSI.al

Historia e rrallë/ Fotoja e vetme mes Kennedy dhe Monroe, 3 muaj para se ajo të vdiste

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy