Në prag të derbit/ Historia që qëndron pas kësaj fotoje të 15 viteve më parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në vitin 2005 u zhvillua njëri nga derbit më historikë mes Milanit dhe Interit. Milani i vitit 2005 ishte një nga më të mirët në histori dhe kërkonte një natë magjike dhe një mrekulli futbolli, por u ndalën nga Liverpooli në finalen e Ligës së Kampionëve.

Milani ishin ekip i veçantë dhe emra në skuadër si; Cafu, Paolo Maldini, Jaap Stam, Alessandro Nesta, Massimo Ambrosini, Gennaro Gattuso, Kaka. Andrea Pirlo, Rui Costa, Clarence Seedorf, Hernan Crespo, Filippo Inzaghi, Andriy Shevchenko.

Në krye të ekipit ishte Carlo Ancelotti, i cili fitoi me kuqezinjtë një titull të Ligës së Kampionëve në vitin 2003, duke mposhtur rivalët e Juventus në finale. Dy vjet më vonë, ata do të sfidonin përsëri elitën e Evropës me një garë për në finale. Në rrugën e tyre për në Stamboll ata dolën kundër Interit.

Zikaltërit gjithashtu kishin një klub të mbushur me yje si: Javier Zanetti, Esteban Cambiasso, Juan Sebastian Veron dhe Adriano. Të dy klubet ishin takuar në gjysmëfinale dy vjet më parë, ku Milani kaloi më tej pas dy barazimeve. 

Advertisement

Në ndeshjen e parë në vitin 2005, Milani, si skuadër vendase, fitoi 2-0 me gola nga Stam dhe Shevchenko. Interi ishte në lojë në ndeshjen e dytë, por nuk arritën ta shkrijnë epërsinë, pasi humbën 0-1 falë një goli të Shevchenkos (30’), duke ia siguruar Milanit finalen e dytë në tri vite, por dramat nuk do të mbaronin këtu.

Cambiasso u mendua se do t’i jepte skuadrës së tij një shans në minutën e 72-të me një gol me kokë, por ai u anulua për shtyrje ndaj kundërshtarit dhe pas disa polemikave të shkëmbyera me gjyqtarin, ai u ndëshkua. Ai moment ndezi tifozët e zemëruar të Interit, të cilët filluan të gjuajnë shishe plastike, fishekzjarrë dhe madje edhe çadra në fushë pas golit të portierit Dida. 

Kaosi i krijuar bëri që gjyqtari Markus Merk të vonojë lojën për 20 minuta. Vonesa bëri që të lindë njëra nga fotot më ikonike në futboll, ku Rui Costa dhe Materazzi qëndronin ngjitur njëri tjetrit, duke vëzhguar situatën. 

Advertisement

Pas 20 minutash, ndeshja rifilloi dhe menjëherë pas rifillimit një fishekzjarr i hedhur drejt fushës goditi portierin Dida në krah.

Në atë pikë, gjyqtari nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të ndalonte lojën dhe t’i dërgonte lojtarët përsëri në dhomat e zhveshjes, pasi stadiumi cilësohej vend jo i sigurtë. Skuadrës së Ancelottit iu dha ndeshja me rezultat zyrtar që do të thotë se ata fituan ndeshjen e dytë 3-0 dhe në fund triumfuan me rezultat përfundimtar 5-0! Interi pastaj u dënua për të luajtur katër ndeshjet e tyre të ardhshme evropiane në shtëpi pa tifozë si ndëshkim për moskontrollin e tifozëve të tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy