17 fëmijë vijojnë konkurimin/ Garë e fortë në natën e dhjetë të “Gjeniut…”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
17 fëmijë vijojnë konkurimin/ Garë e fortë në natën e dhjetë të “Gjeniut…”

Mes emocioneve, lotëve, por dhe plot surprizave u mbyll nata e dhjetë e spektaklit “Gjeniu i Vogël” mbrëmjen e së martës, në Vizion Plus.

 

Talentet e rinj interpretuan sërish këngët më të bukura të repertorit shqiptar e atij ndërkombëtar.

 

Advertisement

FEMIJET

 

“Sa vijnë dhe emocionet shtohen pasi gara bëhet më e fortë dhe emocionet normalisht janë më të mëdha.”

 

Advertisement

“Il sole është kënga që unë kam zgjedhur të interpretoj nuk ka ndonjë arsye por thjesht ishte e bukur dhe më shkonte.”

 

“Ndryshe nga herët e tjera do këndoj një këngë të Alica Keys, “Girl on fire”. unë dua ta sfidoj gjithmonë veten dhe dua të ndjehem mirë në çdo material që zgjedh dhe aty ku ndjehem mirë vazhdoj, por dua ta sfidoj gjithmonë veten.”

 

Advertisement

Ndërsa rrethi po ngushtohet edhe gara bëhet më e fortë, juria e ka edhe më të vështirë të bëjë zgjedhjen mes talenteve.

 

FEMIJET

 

Advertisement

“Unë si çdo herë kam ardhur me zhanera të ndryshëm muzikor dhe thash pse mos vi këtë herë me një këngë rock. unë këtë këngë ja dedikoj nënës sime e cila nuk jeton më.”

 

“Më pëlqeu shumë komenti i Adit që unë isha një magji e vërtetë.”

 

Advertisement

“Juria më tha që isha në perfeksion dhe kisha ato vibrator shumë të bukura dhe Adi më tha që e ke marrë këngën dhe e ke xhungluar.”

 

Edhe në këtë puntatë interpretuan 18 fëmijë, nga të cilët 16 prej tyre vijuan konkurrimin menjëherë, ndërsa dyshja e vajzave Fjona Kisejda kaloi në sfidë.

 

Advertisement

Përballje, e cila pas dy interpretimeve sipas vlerësimit të jurisë i ndërpreu rrugëtimin Kisejdës.

 

Spektakli i talenteve ju lë sërish takim vetëm në ekranin e Vizion Plus të martën e ardhshme në orën 21.00.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy