minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Aktori Mehdi Malkaj lë spitalin pas problemeve me zemrën, QSUT: Sot ai gëzon shëndet të plotë - Struga.info


Aktori Mehdi Malkaj lë spitalin pas problemeve me zemrën, QSUT: Sot ai gëzon shëndet të plotë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aktori Mehdi Malkaj lë spitalin pas problemeve me zemrën, QSUT: Sot ai gëzon shëndet të plotë

Aktori i njohur dhe shumë i dashur nga publiku shqiptar, Mehdi Malkaj ka lënë këtë të premte ambientet e Spitalit “Nënë Tereza”. Pas një jave nën kujdesin e mjekëve, për shkak të probleme që kishte shfaqur me zemrën, Malkaj ka dalë sot nga QSUT.

Mjekët kardiologë dhe infermierët në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT janë përkushtuar maksimalisht për shëndetin e Mehdi Malkaj dhe sot ai gëzon shëndet të plotë, thuhet në postimin e faqes zyrtare të QSUT-së.

Aktori kishte shfaqur probleme me zemrën dhe është shtruar në Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” pasditen e datës 2 Korrik. Fatmirësisht, gjendja e tij është stabilizuar që në momentet e para, por sërish ai është mbajtur në reanimacion dhe nën kujdesin maksimal të mantelbardhëve.

Veç angazhimit në kinematografi, Mehdi Malkaj është një ndër qytetarët më aktivë të Tiranës dhe Shqipërisë, i cili ka harruar vitet e moshës dhe e gjen në mbështetje të çdo nisme dhe kauze që ka për qëllim primar atdheun.

Advertisement

Mehdi Malkaj është lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliaj dhe është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Filloi menjëherë punë në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Teatrin e Varietesë së Tiranës, ku ka luajtur dhjetëra role.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy