Albina performon në Eurovision/ BBC: Këngë me mesazh të fuqishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Albina performon në Eurovision/ BBC: Këngë me mesazh të fuqishëm

Finalja e Eurovision mban të mbërthyer gjithë botën, ndërsa fatmirësisht flamuri ynë ‘rezervoi’ një vend në këtë event të rëndësishëm për kulturën.

 

BBC po raporton lidhur me performancat në kohë reale, ku artikulli për këngëtaren që përfaqëson Shqipërinë nuk ka munguar.

 

Advertisement

“Hyrja e Shqipërisë mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes, ndaj është me vend që këngëtarja Albina Kelmendi të shoqërohet në skenë nga pesë të afërm të saj – vëllezërit e motrat Albin, Sidorela dhe Vesa dhe prindërit e saj Albana dhe Bujar”, nis shkrimi.”Në thelb një version ndër brezash, ballkanik i Jacksons, ata po performojnë një baladë dramatike të quajtur Duje. Ajo u frymëzua nga një citim që shpesh i atribuohet Nënë Terezës (“Çfarë mund të bëni për të promovuar paqen botërore. Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde”) dhe performanca zakonisht përfundon me Albinën që bie në gjunjë nga lotët”, vijon më tej.

 

Megjithatë, BBC shkruan se pavarësisht interpretimit, kënga nuk ka marrë shumë dashuri nga fansat e Eurovizionit; dhe u konsiderua si një surprizë kualifikuese nga gjysmëfinalja e së enjtes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy