Artistë italianë koncert në Apolloni; kolonar zonare të filmave pushtojnë parkun arkeologjik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Artistë italianë koncert në Apolloni; kolonar zonare të filmave pushtojnë parkun arkeologjik

Muzika e kompozitorëve italian si dhe kolonat zanore të disa prej filmave më të njohur kanë pushtuar hapësirën e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, duke çelur kështu edhe sezonin e aktiviteteve kulturore të shtatorit.

 

Koncerti instrumental i ansamblit të teatrit “ Massimo Bellini “ të Katanjës bëri bashkë disa artistë vendas e të huaj.

 

Advertisement

 

Iva Palmieri, konsullja e përgjithshme e Italisë në Vlorë e pranishme ne ketë aktivitet , mes emocionesh foli për lidhjen e fortë që ka me Shqipërinë dhe Apoloninë në veçanti.

 

IVA PALMIERI

Advertisement

KONSULLE E PËRGJITHSHME E ITALISË NË VLORË 

 

“E kam pritur dhe kërkuar një vend si ky, dhe është momenti i duhur në kohën  duhur që përket edhe me ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës. Kam qenë disa herë këtu dhe kjo është arsyeja pse jam rikthyer sonte ne  këtë koncert. Një vend i mrekullueshëm.”

 

Advertisement

Giovanni Cultera , përgjegjës i Teatrit “Massimo Belini”, tha se orkestra dhe artistët italianë luajtën pjesë muzikore të kolonave zanore të filmave me famë botërore dhe kompozitorë ve si Ennio Morricone, Nicola Piovani, etj.

 

GIOVANNI CULTERA

PËRGJEGJËS I TEATRIT “MASSIMO BELINI

Advertisement

“Jam i kënaqur qe jam këtu,  është një event i mrekullueshëm që përqafon muzikën nga e gjithë bota . Është nder i madh për ne te jemi ne këtë park arkeologjik, ku historia tradita e këtij vendi gërshetohen me kulturën dhe artin botëror. Sonte jemi përqendruar vetëm në muzikën italiane jemi përqendruar tek kompozitorët italian që vendi juaj i njeh më së miri”

 

Teksa shtatori është edhe muaji i Trashgimnisë Kulturore drejtoresha e Parkut Arkeologjik te Apolonisë , Ornela Durmishaj, u shpreh se aktivitetet do të vijojnë.

 

Advertisement

Ky aktivitet çeli turin tre ditor te këtij ansambli i cili do të përmbyllet në datën 5 shtator, në ditën e Shenjtërimit të Nenë Terezës.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy