Bursa për të rinjtë në Itali/ Firmoset marrëveshja mes ministrave të kulturës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bursa për të rinjtë në Itali/ Firmoset marrëveshja mes ministrave të kulturës

Ofrimi i bursave për studentët shqiptar në Itali dhe anasjelltas, shkëmbimi i librave, për mësimdhënien e gjuhëve përkatëse dhe binjakëzimi mes institucioneve të arsimit parauniversitar janë disa prej pikave te marrëveshjes se bashkëpunimit që u nënshkrua mes ministres së Kulturës Elva Margariti dhe homologut të saj italian Dario Franceschini.

 

ELVA MARGARITI
MINISTRE E KULTURES SE SHQIPERISE
“Gjuha Italiane erdhi te ne dhe në vite u institucionalizua, mësohet sot edhe në sistemin arsimor. Është një traditë që ne do ta vazhdojmë edhe fal këtij programi që ne po nënshkruajmë sot sepse do të jetë një program që do gjej mënyrën e bashkëpunimit jo vetëm për gjuhën italiane këtu në Shqipëri por edhe për komunitet në Itali.”

 

Advertisement

Franceschini përsëriti mbështetjen e vendit te tij për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

 

DARIO FRANCESCHINI
MINISTER I KULTURES SE ITALISE
“Është kënaqësi e madhe të vi këtu në Shqipëri dhe të shoh bashkëpunimin tonë. Me këtë marrëveshje do të duhet të investojmë përveçse ne fushat që ky bashkëpunim ka, dhe në te ardhmen e njohjen e gjeneratave. E gjitha kjo kulturë vjen nëpërmjet njohjes së gjuhës. Në rrugët e Tiranës shihet vërtet thirrja juaj ndaj ndërkombëtarëve, dhe marrëdhënie e veçante që keni me të huajt. Ndaj ne jemi gati të mbështesim futjen tuaj në Bashkimin Europian.”

Marrëveshja ishte edhe në kuadër të javëve kulturore të Italisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy