Çfarë ndodhi me “Halston”? Filmi për kapelebërësin më të famshëm në botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ai ishte dizajneri pas kapelave të famshme të Xheki Kenedi. Pak figura kanë bërë pasur të njëjtin ndikim si ai në modën amerikane.

Veshjet e tij të pastra, minimaliste dhe funksionale ishin jashtëzakonisht të popullarizuara në vitet 1970 dhe 1980.

Ai ja doli vetë të bëhej një njeri i famshëm falë lidhjeve të tij me njerëz të njohur si Liza Mineli të cilën e ka cilësuar si muzën e tij, po ashtu Andi Uarhol dhe Bianka Xheger.

Jeta e stilistit Halston është skenari i një serie të re në Netfliix nga Raian Mërfi, me emrin e vetë dizajnerit “Halston”.

Advertisement

Aktori Evan MekGregor luan rolin kryesor në shfaqen e bazuar në biografinë e stilistit. Halston u njoh fillimisht për punët e tij kreative me kapelet e grave.

Modelet e Halston morën famë dhe ai bëri bujë në botën e modës kur bëri partneritet me markat dhe dyqanet e njohur.

Halston ka lindur në shtetin e Ajoua-s të Amerikës dhe filloi të kishte sukses në botën e modës kur u u transferua në Nju Jork në 1958 në moshën 26 vjeçare.

Ai u bë i njohur fillimisht duke punuar për Lili Dashe para se të transferohej përfundimisht në godinën Bërdof Gudman.

Advertisement

“Ai ishte kapelebërësi me i mirë dhe mbase dhe më i madh në botë me krijimet e tij magjike,” tha redaktorja me ndikim në modë Diana Vreland për Halston.

Në fund të viteve ’60, Halston zgjeroi degët e tij të dyqaneve në Manhatan, pastaj ai filloi të eksperimentonte me lloje të tjera veshjesh. Në vitin 1973 ai shiti kompaninë e tij Norton Simon Inc, përafërsisht 12 milionë dollar në aksione duke sinjalizuar një lëvizje drejt shitjeve masive në treg.

Halston u nda nga jeta në vitin 1990 në moshën 57 vjeçare në San Francisko për shkak të komplikimeve nga HIV/AIDS.

Sipas “Associated Press”, një nga veprimtaritë e fundit të Halston ishte shitja e makinës së tij Rolls-Royce të cilën e quajti makina e ëndrrave dhe dhurimi i të gjithë të ardhurave për të financuar studimet mbi HIV/AIDS.

Advertisement

Marka e tij enomastike vazhdon të shes veshje minimaliste, elegante që zhvillojnë kontributet e tij unike në botën e modës amerikane. Marka tregtare Halston aktualisht është në pronësi të Xcel Brands, Inc.

Kompania e Halston ka pasur disa pronarë të ndryshëm që nga vdekja e tij. Halston konsiderohet si një nga yjet e parë të vërtetë të modës amerikane dhe ka ndikim si do që të zhvillohet industria e modës në të ardhmen (OprahDaily, gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy