“Vendi juaj do të jetë bosh”, trëndafila dhe mesazhe zemre mbi bankën e motrave nga Shkodra: O lule të pafajshme që u këputët padrejtësisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vendi juaj do të jetë bosh”, trëndafila dhe mesazhe zemre mbi bankën e motrave nga Shkodra: O lule të pafajshme që u këputët padrejtësisht

Trëndafila dhe mesazhe zemre. Vetëm këto kanë mbetur në bankën e shkollës ku uleshin Erdgesa dhe Gresi, dy vajzat e mitura të cilat dyshohet se u hodhën në lumin e Bunës nga e ëma, Alma Arrazi. 39-vjeçarja dyshohet se y vetëflijua së bashku me dy vajzat e mitura, 8 dhe 9 vjeç si dhe djalin 3-vjeçar.

Shkak dyshohet se është bërë tradhtia e burrit dhe dhuna që ai ushtronte ndaj Almës, sipas fmailjarëve të kësaj të fundit.

Mësuesja kudjestare e Gresit dhe Erdgesës shkruan se nuk di si t’i shpjegojë syve kureshtarë të shokëve të vajzave se pse ato nuk do të vijnë më në shkollë.

“Zemrat e vogla! Nuk do t’ju shohim ma kurrë!

Advertisement

…Vendi juaj do të jetë bosh, nuk do të shohim më fytyrat tuaja ëngjëllore, nuk do të mund të qeshim e as të luajmë bashkë me ju, nuk do të këndojmë bashkë, nuk do të dëgjojmë më zërin tuaj të ëmbël.

Nuk dija nga t’ia filloja sot, ç’fjalë të zgjidhja për t’u dhënë shpjegim se përse nuk vijnë sot në shkollë Erdgesa dhe Gresi..

Kurrë nuk kam vuajtur më shumë se sot për të gjetur fjalët e duhura për sytë pyetës të shokëve e shoqeve!

Mbi bankën tuaj sot u vendosën trëndafilë të freskët siç ishit dhe ju! U vendosën fjalë shpirti nga shpirti i njomë i shokëve dhe shoqeve tuaja. Ju kemi përjetësisht në zemrat tona: o lule të pafajshme që u këputët padrejtësisht duke lënë mpirje e akull në zemrat tona!

Advertisement

Pushoni në paqe zemrat e vogla! RIP Erdgesa & Gresi.” 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy