“Prania juaj në Tiranë është dhuratë zemre”/ Rama-BE: Na kemi gjithmonë me vete!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Prania juaj në Tiranë është dhuratë zemre”/ Rama-BE: Na kemi gjithmonë me vete!

Gjatë përurimit të hapjes së Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë kryeministri Edi Rama tha se BE është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet.

 

Rama shtoi Shqipëria do të jetë në krah të BE, ndërsa theksoi se prania e tyre në Tiranë është dhuratë zemre.

 

Advertisement

Që Bashkimi Europian do të ishte kaq i shpejtë për të kaluar nga fjalët në vepra, në më pak se një vit, këtë nuk e prisnim. Sot hapen dyert për aplikim dhe vitin tjetër njerëzit do të nisin mësimet e tyre në Kolegjin e Europës në Tiranë. Diçka po ndodh vërtetë dhe është kaq e mahnitshme. Dua të ndaj një anektodë të takimit me një ish-kryeministër i Bashkisë Sovjetike, dhe kur e pyeta se si është jetesa në Tiranë më tha ‘e di në vendin tim ka mijëra njerëz që na ndjekin hap pas hapi se çfarë po bëjmë për BE. I thash po hapim kolegjin, tha ‘dmth po ua thoni të gjithëve atyre që do iu kontrollojnë.

 

Ai më tha po formoni ata njerëz që do tu vihen pas se si po i bëni gjërat. Nuk mund të luash me ta se të kapin. Ndryshimi me KGB është se nuk të torturojnë fizikisht por me një buzëqeshje. Njoh dikë që quhet Mark Rute që më mësoi si mund të refuzosh një kërkesë duke qeshur. BE është një bekim për të gjitha vendet tona. Është burimi më i thellë i dijes se si të ndërtohen institucionet. Edhe kur disa institucione u ndërtuan u ndërtuan për së prapthi. Prandaj ndërtimi i institucioneve demokratike nuk mund të bëhet nëse nuk ke BE të të mësojë se si ta bësh. Dija është dhurata më e madhe që BE na jep ne. Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit dhe ata që nuk janë që na kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugës. Duke na mësuar diçka, që nuk ka nevojë që të gjithë të biem dakort me njëri tjetrin për të jetuar mirë.

 

Advertisement

Është tjetër gjë të mos biesh dakort në mënyrë të egër është gjë tjetër. Një nga gjërat me BE është që bien dakort për të mos rënë dakort. Duket se janë gjëra të thjeshta por këto i mëson duke qenë në këtë shoqëri të shkëlqyer të BE.

 

Dua të falënderoj, Ursulën, Charlin, Markunm dhe të gjithë ata nga Be, sepse vetëm prania juaj dhe shpenzimi i kohës suaj këtu në Tiranë është dhuratë zemre, është një dhuratë që ne shqiptarët e çmojmë shumë, sepse u izoluan nga bota për një kohë të gjatë, dhe për herë të parë patëm një zgjedhje të lirë. Për meritë të vërtetë të popullit shqiptar, që ishte zgjedhja e parë e lirë. Na keni me vete dhe ne kurrë s’do t’ju reshtim së dashuri juve”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy