Broja largohet nga Chelsea në verë, eksperti zbulon destinacionin e ardhshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Broja largohet nga Chelsea në verë, eksperti zbulon destinacionin e ardhshëm

E ardhmja e Armando Brojës është larg Chelsea. Siç duket sulmuesi kuqezi nuk bën pjesë në planet e bluve të Londrës, dhe destinacioni i tij do të vendoset menjëherë pas kampionait europian.

Eksperti Fabrizio Romano ka bërë me dije se Armando Broja pas largimit nga Fulham, nuk do të kthehet te Chelsea.

Armando Broja do të largohet nga Çelsi në mënyrë përfundimtare këtë verë. Plani është të ndahet me klubin këtë verë në mënyrë të përhershme, pasi të kthehet nga huazimi nga Fullhem. Sulmuesi numër një shqiptar është përsëri në listën e klubeve të ndryshëm në Europë dhe Premier Ligë, që e shohin atë si opsionin kryesor për dritaren e transferimit të verës”, shkruante Fabricio Romano në postimin e tij në rrjetet sociale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy