Dixhitalizohen librat e vjetër/ Por disa botime të vjetra kërkojnë pajisje më specifike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dixhitalizohen librat e vjetër/ Por disa botime të vjetra kërkojnë pajisje më specifike

Librat, dorëshkrimet, koleksionet e rralla dhe çdo material tjetër që zotëron Biblioteka Kombëtare po i nwnshtrohet dixhitalizimit, tashmë prej dy vitesh.

 

Ky proces bën të mundur aksesimin e çdo lexuesi apo studiuesi me veprat e bibliotekës, nëpërmjet një platforme online.

 

Advertisement

Puna ka nisur fillimisht me revistat, gazetat dhe veprat e autorëve shqiptar, të cilët sipas ligjit për të drejtat e autorit duhet të paktën të kenë 70 vite që janë ndarë nga jeta.

 

Ndonëse puna me dixhitalizimin vijon, duket se një pjesë e saj ka ngecur. Bëhet fjalë për librat e vjetër dhe antikuaret, të cilat kërkojnë pajisje më specifike.

 

Advertisement

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë që prej 2017 nuk ka ofruar më shërbimin e marrjes së librave në dorë, ndaj dhe me anë të dixhitalizimit synon jo vetëm ruajtjen e librave por dhe rikthimin e librit te lexuesi.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy