“Drejtori i RTSH refuzoi fondin”, Derhemi: “Njerëz dhe Fate” del në kinema

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Drejtori i RTSH refuzoi fondin”, Derhemi: “Njerëz dhe Fate” del në kinema

Aktori Arben Derhemi në një intervistë për “Albano Show” deklaroi se projekti për të rikthyer filmin “Njerëz dhe Fate” nuk ka marrë mbështetjen e duhur financiare. Ai akuzoi drejtorin e RadioTelevizionit Shqiptar se ndonëse është shprehur i gatshëm për ta ndihmuar në bisedat me të, nuk ka firmosur projektin.

 

“Robert Ndrenikën, Reshat Arbanën e Viktor Zhustin, duhet t’i mbajmë me pekule, se janë historia e artit shqiptar”. Këtë ka evidentuar aktori Arben Derhemi i ftuar në “Albano Shoë”.

 

Advertisement

Sipas tij, pavarësisht asaj që përfaqësojnë këta aktorë, drejtori i Radiotelevizionit Shqiptar, ndaloi fondet për rikthimin e serialit “Njerëz dhe Fate”, ku ata do të interpretojnë.

 

“Drejtori i RTSH, ose njeriu që qesh, nuk firmosi për projektin që fitoi një vit më parë, që u miratua nga Bordi Artistik i RTSH, nga Këshilli Drejtues e që kaloi çdo hallkë administrative. Nuk firmosi për asnjë arsye të mirëfilltë”- është shprehur Derhemi, në intervistën me Albano Bogdon.

 

Advertisement

Aktori ka bërë thirrje publike, nëpërmjet çeljes së një “GoFundMe”, për ta çuar deri në fund projektin, e për të risjellë për publikun, serialin e mirënjohur.

 

“E kam marrë këtë iniciativë për të bërë të mundur realizimin e këtij seriali, por si produkt kinematografik, që të shfaqet në kinema. Këto fonde janë për aktorët. Do të ketë transparencë të plotë të këtij fondi, i cili shpresoj të mundësojë realizimin e 3 serive të përmbledhura në rreth 1 orë e gjysëm secila, që do të shfaqen në kinema” – sqaron Arben Derhemi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy