“Dy italianë në Lindjen e Largët”, ekspozita hapet në Muzen Kombëtar të Fotografisë “Marubi”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dy italianë në Lindjen e Largët”, ekspozita hapet në Muzen Kombëtar të Fotografisë “Marubi”

Dy Italianë në Lindjen e Largët është ekspozita që u çel në mjediset e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” në bashkëpunim me një prej fondacioneve më të njohura në botë, “Alinari” në Itali.

Felice Beato dhe Adolfo Farsari janë dy fotografët që dhanë një kontribut të rëndësishëm në njohjen e Japonisë e cila që prej vitit 1854, kishte thyer izolimin dy shekullor nga pjesa tjetër e botës.

“Këta 2 fotografë sjellin Japoninë e viteve 1800 ku në teknikën e tyre kanë përdorur ngjyrat, ashtu si edhe Marubi. Prandaj e kemi konsideruar që kanë ngjashmëri. Për ne konsiderohen në fondacionin Alinari si kryevepra të fotografive të fondit të tyre”, thotë Claudia Baroncini, drejtoreshë e fondacionit “Alinari.

Ky bashkëpunim mes dy institucioneve hyn në një rrugë të re tashmë, duke kapërcyer kufijtë e dy shteteve.

Advertisement

“Shumë shpejt ne do ta fusim Marubin në rrjetin e fotografisë së mesdheut dhe do jemi partner edhe me një arkivë pjesë e Unescos, ajo e Stambollit me arkivën e sultan Abdylhamidit të dytë dhe një projekt bashkëpunimi në Athinë gjithashtu”, shprehet drejtori i muzeut “Marubi”, Luçjan Bedeni.

Në këtë ekspozitë gjenden pamje të magjishme të tempujve, ritualeve, traditave e peizazheve të Japonisë, vende të skalitura në kohë e në histori, të paraqitura në imazhe që përpiqen të frenojnë forcën e pashmangshme e shndërruese të modernitetit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy