Ekspozitë për Pavarësinë në Vlorë; 31 artistë prezantojnë punimet e tyre dhe koleksionet e filatelisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekspozitë për Pavarësinë në Vlorë; 31 artistë prezantojnë punimet e tyre dhe koleksionet e filatelisë

31 artistë nga Vlora kanë sjellë 52 punime në pikturë, karikaturë apo edhe skulpturë në  një  ekspozitë në  prag të festës së Pavarësisë.

E veçanta është edhe  prezantimi i filatelisë së pavarësisë: Pulla të vjetra, dokumente historike nga vitet e pavarësisë  dhe deri pas luftës së dytë  botërore.

Piktori Edi Kojani thotë se koleksionet e vjetra të prezantuara janë  një dëshmi e rrallë për kohën.

 

Advertisement

EDI KOJANI –PIKTOR

 

Kesaj ekspozite i jane bashkangjitur dy koleksionist nga Tirana.Ka shume gjera interesante pulla, doreshkrime dhe shume gjera nga periudha e pavaresise dhe deri pas luftes nacional-clirimtare.

 

Advertisement

Ekspozita ka një rëndësi të veçantë për  vlerat që ajo përcjell, ndërsa vetë artistët shpjegojnë disa nga punimet e prezantuara.

 

AGRON DINE – PIKTOR

Kjo padyshim do te vere ne levizje te gjithe artistet sepse me keto ekspozita ballafaqohet vetja me njeri-tjetri, shikon se ku jam ne raport me koleget.

Advertisement

 

ARBEN MEKSI-KARIKATURIST

Une paraqitem ne 4 metafora mund ti quaj sepse kishin nje emer karikatura,por keto flasin me shume se nje karikature,pra jane metafora te pikturuara.

 

Advertisement

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 30 nëntor, në kuadër edhe të aktiviteteve për festat e nëntorit.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy