Elsa Lila rikthehet me koncert, “Finalmente Elsa”, në 1 nëntor në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Elsa Lila rikthehet me koncert, “Finalmente Elsa”, në 1 nëntor në Tiranë

Pas shumë vitesh shkëputje nga skena shqiptare, koncerti i parë recital “Finalmente Elsa” rikthen Elsa Lilën, në skenën e Pallatit të kongreseve aty ku nisi jetën e saj e artistike.

 

Ky koncert pasqyron artisten në të gjitha dimensionet e 27 viteve karrierë. Repertori i krijuar ndër vite, si ai shqiptar dhe italian do të vij i interpretuar nga këngëtarja së bashku me bashkëpunëtorët e saj, artistët italianë, si dirigjenti i sanremos Enriko Melozzi etj.

 

Advertisement

ELSA LILA

KENGETARE

“Kur unë nuk shfaqem në skenë nuk është se nuk këndoj, unë këndoj më shumë kur nuk shfaqem. Edhe në momentet kur nuk jam dukur 3-4 vjet është sepse e kam pasur të nevojshme të mos dukesha por të merresha me punë të tjera muzikore. Në skenë do të jem me band-in e ardhur nga Italia, por dhe me këngëtarë shqiptar si Piro Çako.”

 

Advertisement

“Pyes lotin” ishte kënga e parë që shënjoi nisjen e rrugëtimit të Elsës në skenën shqiptare, jehona e së cilës është ndjerë ndër vite për të mbërritur deri në këtë recital, së bashku me shumë këngë të tjera.

 

ELSA LILA

KENGETARE

Advertisement

“një përmbledhje e 27 viteve të fundit i të gjithë repertorit të muzikës së lehtë duke filluar më pyes lotin, Valeria, të gjitha materialet e Sanreomos, por do të ketë dhe muzikë tradicionale si “Margjelo”, “Moj e bukura more” etj.

 

“Finalmente Elsa” pret të gjithë publikun në sallën e pallatit të kongreseve në datën 1 nëntor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy