Ermonela Jaho rikthehet në Tiranë/ Sopranoja me famë botërore sjell eksperiencën për studentët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ermonela Jaho rikthehet në Tiranë/ Sopranoja me famë botërore sjell eksperiencën për studentët

“Teatrin nuk e bëjnë të huajt, teatrin do e bëjmë ne”. Kjo është thirrja që sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho ka për të gjithë studentët që janë bërë pjesë e programit Akademia Teatrale në Tiranë. Të qenit pjesë e skenës operistike kërkon më shumë sesa vetëm zërin lirik, ndaj një pjesë të eksperiencës së saj skenike Ermonela vendosi ta sjellë në Shqipëri.

 

Edhe pse pritshmëritë për një pjesëmarrje të lartë ishin të shumta, duket se vendi ynë ka ende pjesë të mbetura nga mentaliteti i së shkuarës.

 

Advertisement

ERMONELA JAHO

 

SOPRANO

 

Advertisement

“Unë edha këtu dhe do doja të shikoja at apedagogë të mi, kolegët e mi, që të shkëmbenim këtë lloj eksperience, ose dh etë vin të thonë këtë që ka bërë Emronela nuk di ta bëjë. Nuk është personale, unë vij këtu me një dashuri të pakushtëzuar se vë veten në vendin e këtyre artistëve dhe kanë nëvojë që të ndiehen të motivura, të vlerësuar dhe t’ju jepet një shpresë. Se është e trishtë kur dëgjon se kanë studiuar 10-15 vjet dhe nuk janë të konkurueshëm me botën.”

 

Sopranoja e njohur gjithashtu nuk e përjashton mundësinë për të qenë pjesë e skenës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një koncert së bashku me talentet e rinj.

 

Advertisement

ERMONELA JAHO

 

SOPRANO

 

Advertisement

“Patjetër në qoftë se edhe nuk kam pasur mundësi për të kënduar dhe performuar atë pasionin nga ana shpirëtrore vij sa herë kam mundësi për ta transmetuar aq sa kam mundësi te artistët e rinj.  Dhe do kisha dëshirë ndoshta me artistët e rinj të bëja një shfaqqjë, me kastin e tyre.”

 

Për pesë ditë me radhë Ermonela Jaho ka pritur talentet e rinj me synim përgatitjen e tyre jo vetëm për skenën shqiptare por dhe atë të huaj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy