Festivali i teatrit “Moisiu”, tri teatro kombëtare të Prishtinës, Shkupit e Tiranës, shfaqje te “Arturbina”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festivali i teatrit “Moisiu”, tri teatro kombëtare të Prishtinës, Shkupit e Tiranës, shfaqje te “Arturbina”

Pas Maqedonisë së Veriut Festivali i Teatrit “Moisiu” mbërrin në kryeqytetin shqiptar, duke bërë bashkë tri teatrot kombëtare atë të Prishtinës, Shkupit  dhe Tiranës.

 

“Vojcek” është vepra që çel siparin e 15 shfaqjeve. Pjesë e tyre do të jenë kryesisht vepra të autorëve shqiptarë, por dhe ata të huaj. Ndërsa hyrja do të jetë e lirë për publikun, në dy skenat e “Arturbinës”.

 

Advertisement

ALTIN BASHA

DREJTOR I TEATRIT KOMBËTAR

“Do të ketë dy shfaqje në ditë një në orën 19.00 dhe një në orën 21.00. janë me një diversitet të jashtëzakonshëm shfaqët nga ato të traditës deri te ato konceptuale shumë të veçanta. mendoj që do të ngjalli shumë diskutime aq më tepër që ne jemi në prag të një ndryshimi shumë të madh të estetikës teatrore nga ajo tradicionale në bashkëkohore.”

 

Advertisement

Ky festival, me tepër sesa një bashkëpunim i trupave artistik vjen si një përballje mes tri produksioneve të teatrove.

 

ALTIN BASHA

DREJTOR I TEATRIT KOMBËTAR

Advertisement

“Ideja e ballafaqimit është e domosdoshme në një festival. festivali në fund të fundit duhet të ketë një përplasje midis mënyrës sesi shikohet teatri bashkëkohor sot kështu që mendoj që është një festival shumë ngacmues për çdo njeri që do të shoh nivelin e teatrit shqiptar. ky lloj ballafaqimi mendoj se do të bëj të mundur se ku i kemi të metat, çfarë duhet të rregullojmë.”

 

Festival i teatrit shqiptar “Moisiu” do të vijojë përgjatë një jave deri më datë 27 nëntor e po ashtu  gjatë këtyre ditëve në hollin e Teatrit Kombëtar do të ketë çdo ditë debate, ku do të flitet për teatrin shqip.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy