Festivali Tipologjik i Polifonisë, këngët popullore gjallërojnë mbrëmjen në Libohovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Festivali Tipologjik i Polifonisë, këngët popullore gjallërojnë mbrëmjen në Libohovë

Festivali Tipologjik i Polifonisë, në edicionin e 15-të udhëtoi në Libohovë. Qyteti është gjallëruar nga grupet e këngës popullore, nga zona të ndryshme të vendit.

 

GURI RROKAJ

KËNGËTAR

Advertisement

unë do të sjell dy këngë epike ” Shqipe katër vilajete”, një këngë për Avni Rustemin dhe një këngë humoristike. Uniforma e çdo grupi polifonik është një pasqyrë dhe është identiteti i kombit shqiptar

 

KATINA BELERI

KËNGËTARE

Advertisement

 

“Jemi grupi karakteristik polifonik i Himarës që kemi tashmë 40 vjet që përfaqësojmë polifoninë himariate, sa kohë të kalojnë emocionet janë akoma më te shumta ke një përgjegjësi  në skenë, të përfaqësosh këngën himarjote me dinjitet do të thotë që duhet ta dish mirë, ta interpretosh , duhet ta përfaqësosh me shumë dinjitet , këngën himarjote ka emocione patjetër që ka, në këtë festival jemi me tre këngë, kënga e parë është e Nexho Mukes, këngë e grupit të vjetër të këngës himarjote, këngën e dytë e kemi ” Hyri prilli çu shkri bora”, përsëri këngë e vjetër dhe këngën e amazonës që patjetër do të na e kërkojnë dhe patjetër do ta interpretojmë”

 

Festivali ka krijuar një traditë të veçantë në organizimet kombëtar të folkut dhe këngës polifonike.

Advertisement

 

NIKO KOTHERJA

DREJTOR I QENDRËS KOMBËTARE TË VEPRIMTARIVE FOLKLORIKE

 

Advertisement

“Festivali organizohet një herë në dy vjet, është një festival periodik  i cili këtë vit mbush 15 edicione pra është një edicion jubile, dhe herët e tjera ne jemi përpjekur që pjesë e festivalit  te jenë të gjitha trevat, të gjitha zonat në Shqipëri që e interpretojnë polifoninë kështu që në këtë skenë për dy netë me radhë do të ngjiten jo vetëm zona e Labërisë por edhe më gjerë se aq ”  

 

Qyteti i Libohovës është kthyer në një pikë të preferuar nga turistët dhe organizime të tilla promovojnë vlerat e pasura të kësaj zone.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy