Harqet e Budapestit në Korçë; koncert në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në kuadër të javës hungareze

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Harqet e Budapestit në Korçë; koncert në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në kuadër të javës hungareze

Tingujt e muzikës klasike mbizotëruan mbrëmjen e të dielës në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

 

Orkestra e harqeve të Budapestit, drejtuar nga dirigjenti i famshëm Lajos Rozman me soliste në piano shqiptaren Almira Emini, mbajti një koncert orkestral për artëdashësit.

 

Advertisement

Një mbrëmje gala ku u interpretuan pjesë të ndryshme nga kompozitorët më të mirë hungarezë por jo vetëm.

 

Për dirigjentin Rozman, koncerti është një mundësi e mirë për të ndarë muzikën hungareze me publikun shqiptar, pasi sipas tij ka shumë ngjashmëri mes dy vendeve.

 

Advertisement

LAJOS ROZMAN

DIRIGJENT

 

Pjesa e parë e koncertit ishte me kompozitorë që janë më afër publikut pasi është muzikë më afër në kohë, kurse në pjesën e dytë donim të ndanim muzikë universale, siç është muzika e Johann Sebastian Bach. Mund të jemi shumë të ngjashëm sepse që ditën e parë që kam mbërritur në Shqipëri kam ndier në muzikën tuaj, shumë ngjashmëri me muzikën tonë, elementë të folklorit që janë shumë të rëndësishëm, përdoren tek ju ashtu siç përdoren edhe në Hungari, ndaj dhe besoj se kjo e sjell më pranë publikun shqiptar me muzikën tonë.

Advertisement

 

Koncerti u mbajt në kuadër të javës së kulturës hungareze në Shqipëri.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy