I jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, Ymer Neli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I jepet lamtumira e fundit “Mjeshtrit të Madh”, Ymer Neli

I është dhënë lamtumira e fundit instrumentit të mirënjohur në rang kombëtar “Mjeshtrit të Madh” Ymer Neli, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

 

Qindra qytetar e personalitete të artit dhe muzikës zhvilluan homazhe pranë trupit të pajetë të virtuozit të muzikës folklorike që i dha shumë Matit e Shqipërisë.

 

Advertisement

Homazhet u mbajtën pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Ymer Neli” në Burrel nga ora 14:00 deri në orën 15:00.

 

Artistë të ardhur nga treva të ndryshme të Shqipërisë kujtuan figurën e Ymer Nelit me kontributin e tij për më shumë se 6 dekada si pjesë e dhjetra festivaleve brenda e jashtë trojeve shqiptare.

 

Advertisement

Të Enjten e 7 dhjetorit 2023 u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare një figurë të jashtëzakonshme e artit matjan e atij kombëtar, një ikonë e muzikës popullore shqiptare – instrumentisti virtuoz Ymer Neli, “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetari i Nderi” i Bashkisë Mat, duke lënë pas një trashëgimi të pashtershme folklorike, një jetë të përkushtuar për muzikën.

 

Me një karrierë të pasur, që shtrihej për rreth 65 vite në skenë, Ymer Neli ishte një pjesëmarrës i përhershëm në aktivitetet lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare të orkestrinës popullore të Matit. Ai ngriti krenarinë e krahinës së Matit në shumë festivale, që me Festivalin e Elbasanit në vitin 1966, ku u shpall “Laurant i Festivalit”. Në vitin 1979 është shpallur “Artist i Merituar” nga Kuvendi Popullor, në 2006 “Nder i Qarkut të Gjirokastrës”, në 2012 “Qytetar Nderi” i Matit, ndërsa Presidenti i Republikës i ka akorduar titullin “Mjeshtër i Madh”. Ymer Neli, ka një vend nderi në muzikën tradicionale shqiptare, duke e renditur me figura të shquara të folklorit kombëtar, si Ndue Shyti, Laver Bariu, Fatime Sokoli, Demir Zyka, Hekuran Xhambali, Remzi Lela, etj. Për këto merita, në vitin 2022, Bashkia Mat përmes këshillit bashkiak vendosi që Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat të mbajë emrin “Qendra Kulturore Imer Neli”. Ky “Laurant i festivaleve” dhe “reformatori i veglave popullore” ka lënë pas një pasuri të çmuar jo vetëm në muzikë, por edhe në edukimin e brezave të rinj. Në mbi 60 vite të karrierës së tij, “Mjeshtri i Madh” Ymer Neli ka mësuar dhe frymëzuar breza të tërë nxënësish në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Mat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy