“Il Trittico” në skenën e TKOB, vepra e Puccinit rikthen në Tiranë baritonin Gëzim Myshketa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Il Trittico” në skenën e TKOB, vepra e Puccinit rikthen në Tiranë baritonin Gëzim Myshketa

“Il Trittico” e kompozitorit Italian Giacomo Puccini rikthehet pas thuajse një dekade në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Tre opera në një.  Shfaqja nis me “Il Tabarro” për të vijuar me “Sour Angelica” dhe për t’u mbyllur me operan “Gianni Schicchi”.

Ky triptik veç emrave të njohur të skenës operistike italiane e shqiptare, kthen në Tiranë edhe baritonin Gëzim Myshketa.

“Pyetjes kush është teatri i cili të shkaktom më tepër emocione jo vetëm për të qenë i përseritshëm ose për të thënë diçka që të gjithë e presin, është skena Shqiptare. Gianni Schicchi është një rol tepër i vështirë, do kisha dashur të vija edhe me ndonjë rol tjetër, por fatkeqsisht impenjimet, koha nuk ma lejoi kështu që jam shumë i lumtur e dniehem i gëzuar që jam me këtë rol”, tha Myshketa.

Advertisement

Ndërsa si debutuese e një prej roleve më të vështira atë të Xhorxhetës, do të jetë soprano Donata D’annunzio Lombardi.

 “Për mua ky rol këtu, në skenën tuaj do të jetë debutim, pasi unë i kam kënduar të gjithë rolet e tjera të Puccini-t. Opera e Puccini-t është tragjike, njejte dhe me fatin e personazhit të Xhorxhetës që unë interpretoj.Edhe performanca do të jetë shumë intensive.”

Fundi tragjik është elementi që bashkon tri veprat, ndonëse përmbajtja e tyre është krejtësisht e ndryshme nga njëra-tjetra. Dinamikat do t’ju çojnë nga skena e një historie dashurie në Parisin e romancave, në një manastir murgeshash ku një nënë vuan dënimin duke mos mundur dot të takojë fëmijën e saj, për të përfunduar me aktin e fundit në Firence.

“E kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë përgjegjësi, pasi muzika e Puccinit kërkon një impenjim dhe një forcë të jashtëzakonshme. Muzika dhe mesazhet që ai përcjell janë shumë të forta”, tha Armando Likaj.

Advertisement

“Është një rol drithërues, të qënurit nënë unë e përjetoj dhe më shumë këtë rol. Është një rol kyç në karrierën e një sopranoje dramatike”, tha sorjanoja Eva Golemi.

Dramaciteti i shfaqjes“Il Trittico”, emocionet dhe interpretimi do të mbajnë të mbërthyer publikun për më shumë se tri orë në datat 29 shkurt dhe 1, 2, 3 mars në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy