Inflacioni prek panairin e librit/ Botuesit: Kostot e larta rritën çmimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inflacioni prek panairin e librit/ Botuesit: Kostot e larta rritën çmimet

Nen moton “Jemi të gjithë lexues” vjen edicioni i 25 i panairit të librit, i cili do të hapë dyert në datën 16 nëntor në Pallatin e Kongreseve.

Këtë herë libri vjen i prekur ndjeshëm nga rritja e inflacionit. Kostot e larta  prodhuese për botuesit reflektohen në çmime, duke ulur shitjet.

Advertisement

PETRIT YMERI

KRYETAR I SHOQATËS SË BOTUESVE

“Sa na kushton ne një libër dhe sa e shesim? Ne nuk mbërrijmë kurrë në marzhet që ka gjithë bota. Ka një rregull që libri shitet 5 herë më shumë se kosto totale. A e dini ju që çmimi i letrës gjatë këtij viti është ulu 80% më shumë. Dhe në kemi ulur tirazhet dhe kemi rritur çmimin e librit me 100 lekë. Por ne nuk e rrisim dot këtë çmim më shumë se 100-200 lekë se po ta rrisim më shumë se blen njeri.”

Advertisement

Numri i shtëpive dhe enteve botuese që do të jenë pranë lexuesit këtë vit ka një rritje në krahasim me një vit më parë, por tirazhi i teksteve që kalojnë për botim është në rënie.

PETRIT YMERI

KRYETAR I SHOQATËS SË BOTUESVE

Advertisement

“Jemi në një situatë shumë të vështirë ku 80% e shqiptarëve nuk lexojnë dhe ne punojmë për 20%. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që ne të ulnim numrin e tirazheve. Dikur ne çonim për botim 100 kopje, me tirazh minimal, ndërsa tani çojmë 200-300 kopje.”

Panairi i librit do të jetë i hapur për pesë ditë me radhë nga data 16 deri më 20 nëntor. Gjatë këtyre ditëve do të mbahen aktivitete të ndryshme e po ashtu do të ndahen pesë çmime te mëdha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy