Irini Qirjako “ndez” skenën, artistja dhe miqtë e saj dhurojnë spektakël në “Këngë Moj”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Irini Qirjako “ndez” skenën, artistja dhe miqtë e saj dhurojnë spektakël në “Këngë Moj”

Irini Qiriako një nga emrat e mëdhenj të muzikës popullore por edhe polifonisë iu bashkua mozaikut të artistëve të “Këngë moj” mbrëmjen e së enjtes në Vizion Plus. Përmes zërit të saj potent artistja dhuroi për publikun një përmbledhje këngësh të gjithë rrugëtimit të saj artistik.

“Ky projekt i mrekullueshëm, “Këngë moj”, nxjerr në pah të gjithë vlerat e artit kombëtar,   të gjithë vlerat e muzikës shqiptare që është një muzikë dinjitoze. dhe të them të vërtetën kam shumë emocione, por jam shumë e lumtur”, tha artistja.

 Kontributi i Irinit në këngë është shumëvjeçar, e të tilla janë dhe bashkëpunimet me kolegët e miqtë e saj më të mirë. Një pjesë prej tyre ju bashkuan këngëtares në skenë për të rikthyer edhe njëherë një pjesë të hiteve më të bukura.

“Me Irinin me të vërtet ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme bashkëpunimi dhe më vjen mirë që këngën e rikthejmë njëlloj siç ka qen këtu e 20 vite përpara”, u shpreh këngëtari Ervin Bushati.

Advertisement

 “E kam thënë që në natën time që e vlerësoj Irinin si nj artiste që nuk ndryshon asnjëherë. Kam që e vogël që e dëgjoj dhe e shoh e po njësoj ka mbetur”, tha këngëtarja Juliana Pasha.

Por në një mbrëmje ku mbizotëruan këngët e jugut nuk  mund të mungonin edhe ato të Çamërisë.

“Unë dhe Irini jemi si nuse e vjehrrë tashmë është pasoja e këngës që ne kemi pasur bashkë e si pasojë e saj kemi pasur edhe aktivitete të tjera. ftesën e Irinit sigurisht që e prita shumë mirë dhe me kënaqësi sepse pse jo,  ja për Irinin ja për kë tjetër”, tha këngëtarja Enkelejda Alushi.

Advertisement

 “Irini është një ikonë që nuk ka nevojë për komente, është një kënaqësi e veç që sot jam pjesë e “Këngë moj” e natës së Irini Qirjakos dhe i uroj jetë të gjatë në muzikë”, i shpreh artisti Hysni Alushi.

Jehona e “Këngë moj” vijon ende në ekranin e Vizion Plus, ku të tjerë artistë e emra të njohur të skenës shqiptare pritet t’i bashkohen spektaklit më të ndjekur të muzikës popullore e qytetare çdo të enjte në orën 21.00. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy