“Kabatë, me gërnetë dhe violinë”, kompozitori Vasil Tole sjell librin e ri kushtuar trashëgimisë muzikore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kabatë, me gërnetë dhe violinë”, kompozitori Vasil Tole sjell librin e ri kushtuar trashëgimisë muzikore

Muzikës shqiptare, kompozitori Vasil Tole i shton një tjetër vepër. “Kabatë, me gërnetë dhe Violinë” është konceptuar nga autori si një përmbledhje dhe dokumentim i mjeshtrave më të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në këtë gjini muzikore.

“Antologji do ta quaja e mjeshtrave më ët mëdhenj të kësaj muzike të cilët kanë krijuar identitetin shqiptar në muzikë. libri është multifunskional pasi shërben edhe si guidë edhe si libër studimor, e në mënyrë të veçantë si dokumentim. në libër janë të dokumentuara 30 kabatë më të mirë në klarinetë e violinë”, tha Tole.

Kjo vepër që ka parë së fundmi dritën e botimit vjen edhe me një risi. Tashmë të gjithë lexuesit përmes një kodi skanimi do të kenë mundësi të njihen me të gjitha krijimtaritë e autorëve në libër, përmes platformës youtube.

“Me teknologjinë e krijuar përmes QR code ku me Cd e munguar mund të skanosh përmes celularit e lidhesh direkt me kabanë e mjeshtrit. e në këtë mënyrë vë në punë edhe të lexuarin edhe të dëgjuarin”, tha Tole.

Advertisement

Kabaja e luajtur me gërnetë apo me violinë e njohur prej më shumë se 150 vitesh, është llojformimi më i plotë e i në muzikën popullore me vegla të Shqipërisë së Jugut./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy